Presidenti Ilir Meta ka reaguar në llogarin e tij në Facebook për 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në luftën mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti shprehet se ndërhyrja forcoi paqen dhe stabilitetin në rajon ndërkohë që u shprehu mirënjohjen SHBA-së dhe NATO-s.
Në mbyllje të fjalës së tij Meta thotë së Shqipëria mbete e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.
Postimi i plotë:
Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës??, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.
Përherë mirënjohës SHBA?? dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria?? mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë
(s.a/faxweb.al)