Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. “Fax News” raporton vajza ka shkruar me shqetësime gripi në spital dhe aty ka ndërruar jetë.
“Vajza ishte dy ditë me grip nuk arrinte të ushqehej. Mjekët u përpoqën ta shpëtonin por vajza kaloi në koma.” shprehen prindërit.
Sipas informacioneve të para 7-vjeçarja u dërgua në spital me temperaturë të ulët dhe ka qenë e shtruar prej 2 ditësh në pediatrinë e spitalit. Mësohet se vajza ka pësuar hipotermi, nga temperatura e lartë ka pësuar rënie të menjëhershme të temperaturës. Kështu të paktën deklarojnë mjekët e spitalit të Durrësit pas ngjarjes së rëndë.
Pas vdekjes së vogëlushes mjekët e spitalit të Durrësit janë mbledhur për të analizuar rastin. Nuk dihet ende nëse vajza ka pasur ndonjë sëmundje në të kaluarën e saj. Vajza është banore lagjes numër 1 të qytetit të Durrësit. Nga ana tjetër policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve. (J.V/Faxweb)