Uruaguaj do të përballet me Francën në çerekfinale dhe duket se ‘thumbimet’ mes liderëve të ekipeve kanë filluar.
Antoine Griezmann ka qenë gjithmonë një admirues i kulturës uruguaiane, madje mbrojtësi Diego Godin është një mik i ngushtë i Griezmann. Lojtari frnacez njeh edhe aspekte të kulturës së uruguait.
Megjithatë për Suarez fakti që lojtari francez njeh aspekte të kultutës së tij nuk e bën atë uruguajan dhe francezi nuk e kupton se çfarë do të thotë të jesh nga vendi i tij.
“Antoine thotë se është gjysmë Uruguajan por ai është francez dhe ai nuk e di se çfarë duhet të ndihesh uruguajan “, tha ai.
” Ai nuk e di kush jemi apo çfarë duhet të bëjmë për të qenë të suksesshëm në futboll. Ai gëzon zakonet tona dhe mund të flasë të njëjtën gjuhë, por ndihemi ndryshe. “, ka thënë Suarez.
(B.H/Faxweb)