I ftuar në ‘Fax News’, kreu i BDSH-së Eduar Ndocaj ka deklaruar se zgjedhja e Kryeprokurores Arta Marku me 69 vota në Kuvend ishte e paligjshme, ndërsa i dha të drejtë opozitës për protestën. Sipas Ndocajt kryeministri Rama tani është bërë edhe Prokuror.
“Të protestosh është gjithmonë legjitime, protesta ishte me vend. U bë për të bllokuar këtë vendim të turpshëm”, tha ai.
Ndocaj tha se dyfishi i turpit ishte sipas tij vjedhja e kartave të deputetëve të opozitës nga ana e Taulant Ballës.
“ Kjo e dyfishon turpin e asaj senace, përdorimi i kartave, absolutisht nuk është i ligjshëm se duhen 84 vota. Kushtetuta e re e thotë qartë se si duhet të zgjidhet kryeprokurori dhe prandaj ështyë thyer cdo ligj. Një Kryeprokuror u zgjodh me 69 vota dhe duke vjedhur kartat e opozitës
Kryeministri është kthyer edhe në Kryeprokuror tani. Reformën në drejtësi po e anashkalojnë të gjithë këta aktorë se 120 e ca funksionarë janë në policinë e shtetit edhe pse të akuzuar dhe ata duhet të ishin larguar”, u shpreh Ndocaj.
I pyetue nëse mungesa e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës do ta ndalojë reformën në drejtësi, Ndocaj tha se kjo reform do të mbërrijë në destinacion, ndërsa duke marrë si shembull ish-kryeministrat rumun dhe kroat, ai tha se në burg do të përfundojë Rama.
“Reforma në drejtësi është një tren në vete dhe do të arrijë në stacionin e duhur, këta duan ta vonojnë por drejtësia do bjerë mbi ta, Kemi rastin e kryaministrit rumun që përfundoi në burg pas një reforme të tillë, kemi dhe kryeministrin e Kroacisë ku kryeministri është ai që ran ë burg. Ai që e ksa shkelur ligjin është kryeministri shqiptarë Edi Rama ai që ka thyer ligjin dhe kushtetutën është ai”, tha Ndocaj.
Kreu i BDSH-së në lidhje me Kryeprokuroren e re tha se shpreson që të hapë dosjet dhe të bëjë detyrën.
“Zonjë është një mirditore dhe nuk është se do dali aq lehtë sic e kanë menduar. Shpresoj që të hapë ato dosje që janë mykur, shpresoij që ato dosje të hapen dhe të shkunden”, u shpreh ai. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=BmSkrGpOtaY&feature=youtu.be