Justin Trudeau, Emmanuel Macron dhe Boris Johnson janë kapur “mat”, teksa bënin thashetheme për presidentin amerikan Donald Trump.
Askush nuk e përmendi me emër Trump-in, por sipas “Daily Mail” ishte e qartë që po flisnin për të.
Në disa pamje të shpërndara gjerësisht në mediat sociale, tre liderët botërore duket se po diskutojnë edhe pse presidenti francez Macron arriti me vonesë në Samitin e NATO-s.
Pjesë e këtij diskutimi është edhe princesha Anne, por nuk është ende e qartë nëse ajo u bë pjesë e “thashethemeve” të tyre.
”A është kjo arsyeja pse u vonove?”– pyet Johnson presidentin francez, siç citon Daily Mail.
“Ai ishte vonë sepse pati një konferencë shtypi 40-minutëshe…”, tha Trudeau, përpara se Macron të thoshtë diçka që nuk dëgjohet.
Trudeau vazhdon duke folur me gjeste: “Ju thjesht patë nofullat e ekipit të tij të binin në dysheme…”
Edhe pse Trump nuk përmendet, ai besohet të jetë fokusi i bisedës, pasi më herët ai pati disa konferenca shtypi të gjata e të paplanifikuara gjatë samitit të NATO-s
Samiti i NATO-s u mbajt në Londër të për shënuar 70-vjetorin e Aleancës. Në ceremoni nuk mungoi as Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump. Ajo u pa në krah të Mbretëreshës Elizabeth.
.@JustinTrudeau, @EmmanuelMacron, @BorisJohnson and other VIPs shared a few words at a Buckingham Palace reception Tuesday. No one mentions @realDonaldTrump by name, but they seem to be discussing his lengthy impromptu press conferences from earlier in the day. (Video: Host Pool) pic.twitter.com/dVgj48rpOP
— Power & Politics (@PnPCBC) December 3, 2019