Marrëveshja mes Ramës dhe Bashës përveç aspekteve politike, ka vendosur dhe hartimin e një projektligji sa i përket transmetimit të reklamave gjatë periudhës së fushatës.
Dy forcat e mëdha ndër të tjera kanë hartuar një projekligj sipas të cilit Radiot dhe Televizionet private do të detyrohen që të transmetojnë falas reklama për subjektet zgjedhore gjatë fushatës elektorale.
Radiot dhe Televizionet private kombëtare, vendore apo satelitore, detyrohen që të vendosin në dispozicion falas për subjektet zgjedhore për reklama politike, respektivisht vetëm 90 minuta për partinë më të madhe të shumicës parlamentare dhe partinë më të madhe të pakicës parlamentare, 45 minuta për partitë e tjera parlamentare dhe 10 minuta për partitë joparlamentare.
Partitë politike dhe çdo subjekt tjetër e ka të ndaluar bërjen e reklameve politike kundrejt pagesës gjatë fushatës zgjedhore
Ndryshimet bëhen, sipas arsyetimit të projektligjit, me qëllim reduktimin e shpenzimeve të partive politike.
Ligji u miratua në fund të seancës së jashtëzakonshme, (22 maj 2017) me 118 vota pro, dhe 2 kundër.
Ligji parashikon edhe ndëshkim me gjobë për Radiotelevizionet që kundërshtojnë ligjin. Në rast shkelje të detyrimeve të parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, apo transmetimit të reklamave politike kundrejt pagesës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobit operatorin radioteleviziv vendor apo satelitor me 4.000.000 lekë, operatorin radioteleviziv kombëtar me 8.000.000 lekë, dhe partinë politike me 3.000.000.
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit gjyqësor
Ende pa u diskutuar, marrëveshja politike përmes këtij projektligji u bënë me dije operatorëve se ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekezkutimin e tij.
Në rast shkelje, KQZ-ja urdhëron Autoritetit e Mediave Audiovizive të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë.
Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 18.00 e ditës pasardhëse.
Projektligji i cili vjen si rezultat i diskutime të gjata mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha nuk është konslutuar me operatorët televiziv, palë në ekzekutimin e këtij projektligji.
Deri kohë më parë vetëm Radio Televizioni publik ishte i detyruar të transmetonte përmbajtje politike falas. Kjo ka nxitur reagime te mediat të cilat e konsiderojnë të papranueshme detyrimin që iu vendos ky amandament ligjor. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post