Ditët e fundit janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes përplasjet me forcave politike, ku duket se gjithçka bëhet për popullin dhe në emër të popullit. Kështu shkruan sot gazetari Denis Dyrnjaja, i cili vijon më tej duke thënë se ndërsa bëjnë sikur grinden vetë ata janë të zhytur në luks.
REAGIMI:
Në emër të popullit….Ehhh sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull. Të gjithë flasin nën emrin tend.
Flet Sali Berisha, Lulzim Basha, Edi Rama, Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Flasin për ty por s’janë si ty o popull që nuk e di si ngrysesh e si gdhihesh e si është e nesërmja. Nuk jetojnë si ty o popull që ske ku fut kokën, jetojnë në saraje në qytet e bregdet.
Jetojnë me makina luksoze, me veshje të shtrenjta që nga prejardhja që kanë se kishin menduar se do t’i kishin e vishnin, kurohen e mjekohen madje dhe dobësohen në klinikat e spitalet më të shtrenjta të Austrisë, Gjermanisë e Amerikës. Ata grinden nën emrin tënd o popull për pasurimin, por jo tëndin, por të vetin dhe u japin ndonjë kockë militantëve që ta lëpijnë e t’i mbështesin, ju japin një vend pune që t’i gënjejnë e t’iu marrin të ardhmen peng. Ehhh o popull të gjithë flasin nën emrin tënd, vetëm ti nuk flet për vete o popull!
(E.K/FAXWEB)