Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale me të pandehur shtetasit Roland Liti dhe Alan Babameto për vjedhjen e një banke.
Me datën 08.08.2016, rreth orës 08:15 policia gjyqësore u njoftua se ishte vjedhur banka e nivelit të dytë, Tiranë. Nga veprimet hetimore te kryera u konstatua se persona të paidentifikuar, duke hapur një vrimë në murin që ndan bankën me një ambjent tjeter privat, kanë hyrë në ambjentin e brendshëm të bankës dhe më pas kanë hapur një vrimë tjetër në murin prej betoni të kasafortës së bankës. Njëri prej autorëve ka hyrë brenda ambjenteve të dhomës kasafortë të bankës dhe ka marrë nëpër raftet metalike shumën e rreth 190.000.000 lekeve. Me pas jane larguar nepermjet dy vrimave te cilat ishin hapur me pare.
Nga këqyrja e vendit te ngjarjes, ndër provat e tjera materiale, u fiksua nje bidon plastik, shkruan Panorama.
Nga akti i krahasimit rezultoi se gjurmet papilare te fiksuara ne shishe jane formuar përkatësisht nga gishti i madh i dorës se djathtë se të pandehurit Roland Liti dhe gishti i madh i dores se majtë së po këtij të pandehuri. Të pandehurit Liti ju moren dy kampione pështyme ne dy tampone sterile, te cilat u derguan per ekspertim dhe rezultoi se profili gjenetik i të pandehurit R.L është plotësisht i përputhshëm me profilin gjenetik human të perftuar nga mbetjet qelizore në shishe.
Përsa i përket ketij të pandehuri u konfirmua se ai mbas ngjarjes ishte larguar dhe figuronte si jashtë shtetit, por ne fakt rezultoi se ai ndodhej në Shqipëri, gjë që u shoqerua dhe me ndalimin e tij. Pas ndalimit ne banesen e të pandehurit R.L jane gjetur dhe sende të tjera.
Para ngjarjes i pandehuri R.L ka bërë disa rrugë jashtë Shqiperise se bashku me të pandehurin A.B me te njejtin automjet. Po kështu edhe pas ngjarjes rezulton se këta të pandehur jane larguar për në Malin e Zi me automjetin e shtetasit A.B.
Nga këqyrja e pamjeve filmike te kamerave të sigurisë së ambjenteve të brendshme të bankës rezultonte se karakteristikat e njerit prej autoreve te kesaj ngjarje jane te peraferta me karakteristikat trupore te shtetasit A.B. Kështu u ndalua si bashkepunetor i të pandehurit R.L, edhe i pandehuri A.B, ndersa me inisjative të policise gjyqësore u ndalua shtetasi R.K. Gjatë kontrollit të banesave të të pandehurit A.B dhe R.K janë sekuestruar në cilësine e provës materiale një sasi e konsiderushme vlere monetare.
(M.D/Shuplaka)