Tre ditë përpara zgjedhjeve të së dielës pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo, ka shpjeguar se pse nuk i është bashkuar nismës #edhe unë.
Kristo shprehet se ai pret që pas 30 Qershorit më në fund Shqipëria të ketë një sistem të ri zgjedhor, dhe të shkojnë në burg të gjithë politikanët e korruptuar.
Pedagogu shkruan se SPAK-u ka ngritur bërthamën e tij, dhe shumë shpejt do të nisin arrestimet e mëdha.
Postimi i Kristos:
Cili eshte qendrimi im per situaten?
E urrej klasen politike qe na detyron te ndahemi ne pro dhe kunder 30 qershorit. E urrej kur detyrohen intelektualet te rreshtohen neper lista.
Besoj se procesi i 30 qershorit eshte nje farse e panevojshme, por prape nuk u bashkova me nismen “Edhe une”. Nuk dua tu them shqiptareve as votoni, as mos votoni. Le te bejne si te duan, si tua thote ndergjegjja.
Zgjedhjet e dates 30 nuk jane ceshtje e Rames, por dhe nje kufi per politikanet. Ata duhet te mbajne pergjegjesi per veprimet e tyre.
Une jam ketu per tu thene te gjithe njerezve te acaruar se do kete jete dhe ne korrik. Une jam ketu per tu qetesuar pas trazimit. Ky eshte pozicioni im. Me dhimbseni te gjithe. Te gjithe kemi nevoje te reflektojme. Pas 30 qershorit, duam nje Shqiperi me nje sistem te ndryshuar dhe pergjegjesit ne burg.
Kam nje lajm te mire per te gjithe. SPAK-u krijoi berthamen.
Brenda korrikut fillon funksionimi. Duhet ta shprehim hapur mospajtimin me kete sistem. Duam demokraci funksionale!
(E.K/Faxweb.al)
Mi fai ridere..jane votime per kryatere Bashkishe keto lali.Erion a e ndieni eren e mutit te Dale ne siperfaqe mbas publikimeve te gazetes Gjermane.
Erion me i dhimshuri jeni ju qe besoni qe bajgat qe na qeverisin di pastrojne vetveten…