Largimi i disa ministrave, ndër ta edhe i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit ka ngritur shumë pikëpyetje përsa i përket vijimit të qeverisë Rama. Në fakt për shkarkimin e Tahirit nuk kanë munguar as zërat se kjo ka qenë një kërkesë e aleatit në qeverisje Ilir Meta.
Po ashtu si mjaft ‘’i kënaqur’’ nga largimi i Tahirit mund të ketë qenë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Tahiri dhe Veliaj janë parë gjithmonë si dy nga rivalët që pas ikjes së Ramës do të luftojnë për të qenë në krye të Partisë socialiste.
Ndërkohë që për këto levizje nuk kanë m,unguar as talljet në rrjet duke thënë se kryeministri Rama do ta bëjë fushatën me njerëz të papunë. E në kuadër të kësaj moderatori Edi Oga është shprehur se për këta ministra Lali Eri do të vijë në ndihmë duke iu dhënë ushqim në qendrat sociale meqë janë të papunë.
‘’Në kundërshtim me zërat se Lali Eri është i kënaqur nga ndryshimet në qeveri, ai ka urdhëruar qendrën sociale që në darkë të shtojë edhe katër pjata supë për miqtë e tij të papunë, madje pritet që shampanjën t’ua servirë me duart e veta!’’, shkruan Oga. (E.K/SHUPLAKA)