Eliza Dushku është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Peter Palandijan.
Aktorja bukuroshe shqiptare ka dhënë lajmin e bukur në premierën e filmit “Mapplethorpe” në New York, nga ku pozoi në krah të partnerit me barkun e rrumbullakosur.
Eliza nuk e fshehu aspak gëzimin teksa pozonte me barkun në fokus të aparateve, e veshur me një golf pas trupit dhe pantallona lëkure të zeza.