Pas deklaratave të një dite më parë t ëish-deputetit demokrat Besnik Mustafaj, që kreu i PD-së Lulzim Basha po përdor selinë e partisë për të ushtruar ndikimin e vet mbi zgjedhjet e ardhshme brenda partisë, ka reaguar gazetari Agim Xhafka.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Xhafka shprehet me ironi që nuk po i gjen dot funksionit Mustafajt lidhru me mendimet që hedh.
“Ka disa ditë që në gjithë televizionet shfaqet një i moshuar me syze. Lexoj tek titrat që e quajnë Besnik Mustafaj. Nuk po gjej dot funksionin që ka për mendimet që hedh. Në se e marrim veç për moshë,keni gati xha Llazin tek pallati im. Flet ai edhe për sot,por edhe për kohën e luftës. Dhe i kuptohen të gjithë fjalët që…nxjerr.”, reagon Xhafka.
Kujtojmë se një ditë më parë, në një prononcim për ABC News, Mustafaj u shpreh se grupi kritik ndaj Bashës, është tashmë një faktor brenda partisë.
“Ajo që e quani grupi kundër Bashës është tashmë një faktor në PD. Janë figura me autoritet politik, të rinj dhe të vjetër si të thuash. Kështu që në këtë kuptim është absolutisht e domosdoshme të gjendet çelësi për uljen e këtij tensioni.”, thotë Mustafaj.
Më tej, ish-deputeti demokrat njëlloj si Topalli, Patozi apo Bregu, bën përgjegjës Lulzim Bashën.
“Po përdor selinë e partisë, po përdor zyrën e tij, gjithë infrastrukturën, sekretariatin, makinën telefonin e partisë, zyrën e shtypit, gazetën e partisë për të ushtruar ndikimin e vet mbi zgjedhjet e ardhshme.”, janë fjalët e Mustafajt. (D.D/Shuplaka)