Krahas taksave tradicionale, Bashkia e Tiranës ka vendosur edhe taksën për Arsimin. Çdo qytetar që jeton brenda territorit të bashkisë duhet të paguajë 1800 lekë në vit, ose 150 lekë të rinj në muaj, ndërsa bizneset sipas llojit të aktivitetit do të paguajnë 4000 deri 3700 mijë lekë në vit.
Por sipas një rasti të publikuar nga “Nisma Thurje” shihet se për muajin dhjetor 2016 kjo taksë është dyfishuar duke shkuar në 420 lekë të rinj.
“Taksa e infrastrukutrës arsimore është dyfishuar për muajin dhjetor. E gjithësesi shkollat janë pa ngrohje. Media hesht, por edhe opozita hesht për të dyja. Ne paguajmë”, shkruan “Nisma Thurje” në Facebook.
Kjo taksë, sipas Këshillit Bashkiak, do të jetë për një periudhë 7 vjeçare.
Ajo paguhet bashkë me faturën e ujit. (A.R/SHUPLAKA)