Presidenti Ilir Meta ka lëshuar sinjale pozitive nga Pusteci, ku ishte i pranishëm për hapjen e sezonit turistik.
I pyetur për skepticizmin e tre vendeve të Bashkimit Europian, lidhur me hapjen e negociatave dhe dosjen Tahiri dhe Xhafaj, Meta ka thënë se vendi ynë i ka të gjitha mundësitë për të marrë një përgjigje pozitive.
“Unë besoj se janë të gjitha mundësitë që vendi ynë të ketë sukses duke marrë një mesazh pozitiv. Këshilli i vendeve anëtare të BE-së në mbështetje të rekomandimit pozitiv të KE-së dhe për këtë të gjithë duhet të punojmë të angazhohemi për mirë, për pritshmëritë jo vetëm të partnerëve tanë por edhe të këshilltarëve në mënyrën më të përgjegjshme dhe bashkëpunuese, jashtë çdo frymë konfliktuale dhe përjashtimi artificial.”-u shpreh Presidenti për gazetarët.
Presidenti është pyetur edhe për lajmin se një kamp refugjatësh do hapet në vendin tone për të pritur luftëtarët që kthehen nga ISIS.
Kreu i shtetit ka thënë se askush s’mund ta cënojë sigurinë kombëtare të vendit, duke mos pranuar të komentojë më gjatë.
“Askush nuk e cënon dot sigurinë kombëtare aq më tepër në prag të sezonit turistik.”-ka thënë Meta.
(F.G/Faxweb.al)