Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida tufa, ka folur për ato që ka dëgjuar në negociatat mes Ramës dhe Bashës, kur ishte i pranishëm.
“Ato kanë qenë negociata nga dy kryetarët e partive. Është e vërtetë që unë kam qenë shumë pranë dhe di ca të vërteta, por ka edhe pjesë që nuk i di. Mund të them s se mbeten negociata të kryera prej tyre me sukses. Marrëveshjet kanë atë pjesën e tyre jopublike, ajo pjesa, e elementëve që projektohen për të ardhmen, siç është marrëveshja për reformën kushtetuese”, tha Bylykbashi.
Më tej, i pyetur për deklaratat e Ramës në fushatë, ai ka deklaruar se kryeministri nuk është serioz kështu që nuk ia vlen të komentojë.
“Ligjërisht është short, më pas zgjedhjet që bën Edi Rama janë zgjedhje që nuk përkojnë me seriozitetin e një fushate zgedhore dhe nuk besoj se ia vlen të merremi me komentet butaforike të. Nuk merret me problematikat e qytetarëve. Ndërsa fushata jonë, duke mos hequr dorë as nga problematikat e drogës, dekriminalizimit, fokusi jonë është te ekonomia, sepse është bazë. Më e rëndësishme është që për herë të parë kemi konkurimin e të gjithë njësive të PD-së.”, tha Bylykbashi. (D.D/Shuplaka)