Partia Socialistë nga dita e nesërme nis fushatën zgjedhore. Lajmin e ka dhënë Eljo Hyska i cili deklaron se nesër para piramidës hapet fushata zgjedhore për zgjedhjet e 18 qershorit.
“Nesër ora 17 : 30 @Piramida kam kënaqësinë tju ftoj në hapjen e fushatës së Partisë Socialiste të Tiranës. Bashkë, më të shumtë se kurrë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam!”, shkruan Eljo Hyska.
Duhet të sjellim në vëmendje që ende nuk është arritur një marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës. Basha ka pranuar paktën e Mc Allister por Rama thekson se nuk do të ndryshojë datën e zgjedhjeve, 18 qershorin. (J.V/Shuplaka)