Një familje në Neshtë të Librazhdit jeton tërësisht në qiell të bhapur. Në një banesë të rrënuar familja e Fejzullah Allmetës jeton aty prej kohësh dhe pse ajo është konsideruar e pabanueshme nga inxhinierët përkatës.
Banesa është dëmtuar rëndë për shkak të edicionit dhe tërmeteve që më 6 maj të vitit 2016.
Me një vendim të këshillit bashkiak të Librazhdit në tetor të vitit të shkuar, dosja është konsideruar e plotë dhe familja duhet të marrë dëmshpërblim prej 14 milionë lekësh të vjetra. Por, kryetari i Emergjencave Civile në Librazhd zvarrit prej 3 muaj dërgimin e dosjes në Tiranë. Madje, ai i ka sugjeruar familjes së varfër një inxhinier privat për të bërë verifikimet në terren kundrejt pagesës, ndërsa tani u kërkon një inxhinier tjetër.
Gazetarja: Cili është problemi juaj? Pse u drejtuat tek emisionin BOOM?
Banori: U drejtuam për arsye se m’u ka shemb shtëpia fare.
Gazetarja: Sa kohë ka?
Banori: Ka rreth 6 muaj.
Gazetarja: Në momentin që shtëpia t’u shemb, çfarë bëre?
Banori: Shkova tek Emergjenca Civile dhe i bëra një kërkesë. Kërkesën ia dërguam kryetarit. Kryetari e firmosi dhe ia dha po këtij shefit të emergjencës. Shefi i emergjencës, sot e 7-8 muaj nuk ka marrë asnjë masë. Nuk më solli asnjë çadër. Vetëm më çoi një inxhinier dhe unë pagova 80 mijë lekë. Më tha kjo shtëpia është në gjendje shumë të keqe. Bëri dokumentet dhe i çoi atje. Dhe sot e kësaj dite, thotë duhet inxhinier tjetër. Unë i pagova paret inxhinierit.
Gruaja: M’i qiti shtëpitë të pabanueshme.
Gazetarja: Pse nuk ua kanë dhënë kompensimin?
Gruaja: Kompensimin nuk na e kanë dhënë. Përderisa na qitën lëkurën, hov terma e hov teposhtë. Nëse donin para edhe më, do të shisnim kalin dhe lopën dhe do t’ua jepnim. Na ka lodhur ky shtet. Ky paska dashtë pare me postu dokumentet në Tiranë. Të na thoshte ky qerrata.
Gazetarja: Sa kohë ka që nuk i ka dërguar dokumentet në Tiranë?
Gruaja: Tre muaj nuk i ka dërguar dokumentet në Tiranë. Do t’i çoj-thoshte.
Qytetari: Çfarë u bë me dokumentet?
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Me dokumentet e juaja kemi ngec këtu. Dokumentet që janë bërë, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, nuk pranon studimin gjeologjik të bërë nga Aqif Mjeshtri.
Qytetari: T’i kam plotësuar të gjitha procedurat. Çfarë të mungon? Mora inxhinier me para borxh, siç je në dijeni edhe vetë. A e di që e mora me pare borxh?
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Po!
Qytetari: Më mori 80 mijë lekë. A e di pse kam ardhur sot këtu? Rasti i fundit po flinim mbrëmë. Po flinim gjumë, ka ra çatia mbi kokë. A do të vish ta verifikosh si Përgjegjësi i Emergjencave Civile?
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Çatia ishte duke rënë që në atë kohë. Biles duhet të kishte rënë tani, e pashë.
Qytetari: Atëherë mua si qytetar pse më bën shpenzime pa vlerë.
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Çfarë lekësh ke nxjerrë nga xhepi jot ti?
Qytetari: Të gjithë ato lekë që ti më ke thënë, ke për të pagu këtë, ke për të pagu atë.
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: I ke bërë për mua apo i ke bërë për dokumentet?
Qytetari: Për dokumentet i kam bërë, ti dokumentet s’i ke çuar. Më ke thënë do plotësosh dokumentet do t’i çoj në Tiranë. Pse s’mi çove në Tiranë dokumentet? Kam një vit që të pres.
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Studimi gjeologjik është bërë nga Aqif Mjeshtri, nuk merret në konsideratë.
Qytetari: Si e ka argumentuar me ligji?
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Kam shkresën mor vlla.
Qytetari: Ku e ke shkresën? Me çfarë date ka ardhur shkresa? Ma jep shkresën.
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Po tani ti nuk je gjyqtar të jap shkresat në dorë unë ty. Arsyeja nuk është i rregullt studimi gjeologjik.
Qytetari: Përse më rekomandove me urdhër veprimi nga ana jote, më more 80 mijë lekë me anë të inxhinierit?
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Sepse e ka ligji.
Qytetari: Pse nuk e çon në Tiranë dosjen? Ne fukarenj jemi, ne vijmë për të qarë hallin, ti na kref. Unë të akuzoj personalisht që ke marrë lek. Më ke thënë që do marrësh inxhinierin Afif Mitri, po nuk e more këtë inxhinier dosja jote harroje që shkon në Tiranë, sepse është kriter ligjor, duhet kontraktuar inxhinier privat. Ke shpërdorim detyre të pastër. Është e vërtetë?
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Ashtu është. Kam abuzu me detyrën.
Qytetari: Atëherë, faji im është?
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Dokumentet që duhen, 1.2.3.4.5.6.7 thotë “Studimi gjeologjik i hartuar nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar” ose subjektet të licencuara nëse është rrëshqitje.
Qytetari: Ja ku e ke i licencuar. Ku ëshë vendimi i dytë që e hedh poshtë këtë vendim?
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Prit o burrë, sa na hëngre.
Qytetari: Po ku i marr lekët unë?
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Janë 135 dosje, 135 vet që e kanë bërë këtë shpenzim.
Qytetari: Dhe janë kthyer mbrapsht nga emergjencat civile?
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Ore nuk kanë shkuar, jo janë kthyer.
Qytetari: Këto lekë ku kanë shkuar? Në favor të kujt kanë shkuar këto lekë?
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Në favor të studimit gjeologjik, në favor të inxhinierit privat.
Qytetari: Kurse bashkia e di një fakt të tillë që…
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: E ça të ka marrë inxhinieri gjeolog që thua ti 80, 20-30 i ka pagu për të ardhur atje se po na çudit tashi. Ka marrë ai 30 mijë lekë u pasuru ai?
Qytetari: Ti pse ma sugjerove si privat?
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Unë ta sugjerova se është mbështetur në ligj mor burrë.
Qytetari: Dosjen time pse nuk ma çon në Tiranë, o zotëri?! Kam ardh se kam hall te shtëpia.
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Pse nuk e ke rregulluar shtëpinë?
Qytetari: Nuk kam mundësi ekonomike.
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Edhe shteti nuk ka, të të japi lekë ty.
Qytetari: Po kur ta ka thënë shteti që nuk kam lekë? Pse më merr lekë?
Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Dil jashtë, hajt ik zhduku. Kush je ti more?
Qytetari: Nuk dal unë… kështu është e vërteta. (E.K/SHUPLAKA)