Një djalë i porsalindur dyshohet se është rrahur nga nëna e tij adoleshente, e cila më pas e la vetëm për të shkuar në një takim dashurie.
Mykyta, 1 muajsh, u gjet i rrahur me shenja të nxira në gjithë trupin dhe në prag vdekje në qytetin e Rivne të Ukrainës.
Sipas raportimeve, Mykyta dhe nëna e tij 19-vjeçare jetonin së bashku në një strehë sociale.
Nëna e cila nuk është identifikuar, la fëmijën e saj vetëm dhe shkoi në një takim dashurie.
Ajo nuk erdhi në shtëpi gjithë ditën dhe fqinjët e saj të cilët e dinin se foshnja ishte vetëm në dhomën e tij, filluan të shqetësoheshin dhe vendosën ta kontrollojnë atë.
Kur hynë në dhomë panë Mykytan në krevatin e tij.
“Syri i tij i djathtë ishte i zi. Hunda e tij ishte bllokuar nga gjaku i tharë dhe ai mezi po merrte frymë,”-tha fqinja e tyre Tetiana Prymak. “Filluam ti hiqnim rrobat dhe pamë shenjat e zeza në të gjithë trupin e tij.”
Fqinjët thirrën ambulancën dhe policinë. Mykyta u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet në një gjendje kritike dhe mjekët po luftojnë për ti shpëtuar jetën.
Nëna u kthye në mëngjes në shtëpi dhe u mor në pyetje nga policia. Ndërsa është nisur procedim penal ndaj saj.
Sipas mediave lokale, babai i foshnjës , një 27-vjeçar nuk është i interesuar për fatin e djalit.