Prej disa javësh Erisa Xhixho na ka zbuluar lajmin e buskur se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë.
Këtë e ka bërë me dije teksa ishte pjesë e emisionit “C’est la vie”, ku testoi veten e saj edhe në këngë.
Duke folur në puntatën pas garës ajo thotë se në televizon e kishin zbuluar që ajo ishte shtatzënë pasi çdo ditë e shihnin duke ngrënë ftua.
“Të gjithë e dinin këtu, më shihnin çdo ditë duke ngrënë ftua. S’ka mundësi gjithë ditën të hajë ftua një njeri, kuptohet që është shtatzënë”, tha Erisa ndërsa tregoi se Pandi Laço i sillte ftonj nga bahçja.
“Jam e lumtur që vajza ime nesër do të ketë një kujtim të bukur kur unë t’i them se kur kam qenë shtatzënë me të, kam kënduar”, përfundoi Erisa.
(E.K/FAXWEB)