Ndeshja mes Realit të Madridit dhe Juventusit natën e mbrëmshme, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, prodhoi dhe një episod shumë të kontestuar siç ishte dhënia e penalltisë për Realin në fund të takimit nga gjyqtari. Ky vendim shkaktoi reagim të fortë tek Juventusi, ndërsa Buffon protestoi ashpër duke u ndëshkuar me të kuq nga arbitri.
Ish portieri i Juventusit, Stefano Tacconi, ka sulmuar gjyqtarin Michael Oliver. “Duke e ditur se nuk do të luaj më, do ta ksiha goditur në fytyrë”, tha Tacconi për RMC Sport, që ka luajtur më shumë se 20 ndeshje për “Zonjën e Vjetër”.
“Do të ishte bukur dhe e mrekullueshme për fundin e karrierës. Nuk mund të japësh një penallti si ajo në minutën e 95-të. Psikologjikisht të gjithë janë të tensionuar dhe nuk mund të japësh një penallti si ajo”
Ndërkohë pavarësisht se tifozët e Realit ishin në ekstazë për vendimin e gjyqtarit, ata respektuan legjendën Buffon duke e duartrokitur kur doli nga fusha e lojës. (B.H/Faxweb)