Dita e nesërme pritet të jetë dita më e keqe e kësaj periudhe.
Sipas Meteoalb, kjo e premte do të shoqërohet me shira të dobët dhe mesatarë deri në orët e paradites, ndërsa mesdita dhe në vijim do të sjellë kthjellime fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht, kthjellimet do shtrihen në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të sjellin rënie me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike ditore, të cilat do variojnë nga 2 në 19°C.
Ndërkohë, IGJEUM bën thirrje për kujdes në zonat e Shkodrës.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.
Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të rëna në pjesët malore të basenit.
Gjatë datave 8 dhe 9 mars 2018 në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë rritja e niveleve, për shkak të ardhjes së prurjeve nga pjesët e larta malore në drejtim të pjesës fushore të basenit. Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të vazhdojë zgjerimi i hartës së përmbytjeve.
Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen ditën e sotme, dhe për këtë arsye është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.
Pjesa tjetër e territorit parashikohet me ulje të rrezikut nga përmbytjet.
Në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, shoqëruar edhe me shtrëngata. Në qarkun e Elbasanit priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive. Shumica e reshjeve pritet të bien në mbrëmje dhe gjatë pjesës së parë të ditës së enjte. Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 14 °C
në vendet e ulëta: 6 / 13 °C
në vendet malore: 2 / 9 °C.
(F.M/Faxweb)