Bukuroshen brune, Nevina Shtyllën nuk do e shohim më në “Proçesin Sportiv”, pasi në sezonin e ri televiziv ajo do bëhet pjesë e emisionit “Në shtëpinë tonë”.
Nevina do të jetë moderatorja e re e emisionit dhe në krah do të ketë Florian Agalliun me të cilin ka postuar sot foto e video gjatë xhirimeve.
Në imazhet e publikuara në Instastory, Nevina shfaqet duke xhiruar spotin e emisionit, të shtrirë në krevat dhe dyshja duken shumë të lumtur që për herë të parë do bashkëpunojnë bashkë.