Neymar ka marrëdhënie jo të mira më Edinson Cavanin tek ekipi francez i PSG dhe kjo është vënë re disa herë ku futbollistët kanë polemizuar edhe në fushë me njëri-tjerin se kush duhet të gjuajë penalltitë.
Për këtë Neymar kërkon që Cavani të largohet nga Parisi, madje ka përcaktuar se kë preferon të jetë në majë të sulmit të kampionëve të Francës.
Bëhet fjalë për ish shokut e tij te Barcelona, Luis Suarez, është lojtari që i ka kërkuar sulmuesi brazilian drejtuesve të PSG, me këtë lajm është hapur faqja e parë e gazetës spanjolle “Sport”.
Por kjo media paralajmëron se Barcelona nuk ka ndërmend të humbasë një sulmues si uruguaiani, sidomos pas shitjes së Neymar një sezon më parë dhe me Griezmann që vendosi të qëndrojë në Madrid, te Atletico.
(B.H/Faxweb)