Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Arben Ahmetajt që kishte kundërshtuar sekuestron e nje apartamenti në zonën e Shallvareve. Kjo kërkesë është rrëzuar më herët nga Apeli i Posaçëm, teksa kjo është kërkesa e disatë e Ahmetajt i cili kërkon të lirojë nga sekuestro pasuri të bllokuara.
Ish-numri dy i qeverisë Rama, ndodhet në arrati që prej korrikut të këtij viti, mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij, sa i takon inceneratorëve.
Ndërkohë ai është marrë i pandehur edhe në lidhje me privatizimim e ish-fabrikës së bukës.
Sipas SPAK, Ahmetaj ka shkelur ligjin për privatizimin e fabrikës “Buka sha” e ndodhur në rrugën “5 maj”, në Tiranë.
Ish-zëvendës kryeministri dyshohet se ka favorizuar në ankand kompaninë fituese për privatizimin e ish fabrikës “Buka sha”, duke mos iu dhënë të drejtën pronarëve. Dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga ky privatizim përllogaritet në vlerën e 7 miliard lekëve. Shkeljen e ligjit Ahmetaj dyshohet se e ka kryer në kohën kur ishte ministër i Ekonomisë.