Historia e Mame Fily Sall, djaloshit 21-vjecar nga Senegali, i ngjan një filmi hollivudian.
Jeta Osh Qef shkruan se i vogël, si çdo fëmijë tjetër, ai ëndërronte të bëhej futbollist dhe erdhi në Itali ku u regjistrua te akademia e Veronës
Aty qëndroi deri në vitin 2016, kohë kur klubi italian vendosi se ai nuk i kishte cilësitë e duhura për të qëndruar në këtë ekip dhe e largi
Këtu nisi ndryshimi drastik i jetës së tij. Zhgënjimi i madh që i solli dëbimi nga Verona bëri që ai të kishte një urrejtje të madhe për perëndimin.
Ai nisi kështu të planifikonte një sulm me disa substanca kimike dhe me armë zjarri. Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë kishte planifikuar të bënte, por policia e pikasi në kohë.
Ndërkohë, ishte bërë një radikal i islamit dhe merrte predikim nga një imam në një televizion senegalez, shkruan JOQ
Sall u përcoll për në aeroport nga policia italiane dhe duke parë rrezikshmërinë që paraqet u dënua të mos lejohet të shkelë territorin e Italisë për 5 vite./JOQ