Profesori dhe studiuesi Et’hem Ruka i ftuar në emisionin Ajsberg përballë gazetarit Artur Çani foli mbi situatën pandemike në vend.
Ai tha “se viruset janë rreth 1 milion viruse ku në këtë familje përshihen edhe koronavirusi.
Këto lloj virusesh janë identifikuar për herë të parë në Amerikë para shume dekadash.
Viruset janë të ndara në katër kategori dhe koronavisusi bën pjesë në kategorinë beta ose e thënë shqip kategoria e dytë.
Kemi arsye që të trembemi nga ky virus sepse njerëzimi është përplasur shpesh herë me virusuet”.
Studiuesi tha se “imuniteti na diferencon ose reagimi i ndryshëm nga një njeri tek tjetri”.
Ky është një virus tinzar dhe ka shkaktuar shumë viktima, vjen si pasoje e kontakteve njerëzore pasi janë më të shpeshshta dhe si pasojë e globalizmit.
Sipas Rukës kur numri i të shëruarve u takuan me numrin e të infektuave ka shpresë.
“Nga kjo konstatova se gjasat për përmirësim janë afër“,- tha ai.
https://www.facebook.com/faxnews.all/videos/224477915469857/?t=0