Kryeministri Edi Rama ia ka nisur presidentit të Republikës Bujar Nishani për dekretim, emrat e ministrave dhe zv.kryeministrit teknikë të propozuar nga Partia Demokratike. Por cilët janë këta persona? Duke filluar nga kirurg, pedagogë e deri te kolonelë, emrat e propozuar janë nga më të njohurit në fushat respektive.
LEDINA MANDIA
Ledina Mandia e cila pritet të emërohet zv/kryeministre, ish-Avokate e Shtetit, e cila është thirrur edhe si dëshmitare tek komisioni hetimor për CEZ.
GAZMEND BARDHI
Gazmend Bardhi i cili pritet te emerohet Minister Drejtësie eshte ekspert juridik ne zgjedhje, ka ndihmuar ne krijimin e ligjit te dekriminalizimit, eshte pjese e grupit te juristeve te PD dhe ka qene ne grupin e punes se PD per reformen ne drejtesi.
DRITAN DEMIRAJ
Kolonel Dritan Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.
Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.
Ai është liruar pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
HELGA VUKAJ
Helga Vukaj e cila pritet te jete Ministre e Financave, diplomuar në Jurisprudencë (2000). Doktor i Shkencave Juridike, me 10 vite eksperience pune, ka qenë Juriste në Presidencë, Drejtor Drejtorie në Ministri të Brendeshme, zv drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, dhe në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme.
ARBEN BEQIRI
Arben Beqiri qe pritet te jete Minister i Shëndetësisë, eshte mjek dhe pedagog. Punon pranë Shërbimit te Kirurgjisë Digjestive.
MIRELA KARABINA
Mirela Karabina pritet të zërë vendin e Lindita Nikollës si ministre e Arsimit. Ajo ka punuar si mësuese për vite me radhë, ndërsa aktualisht punon si pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe disa universite të tjera. Bashkëshorti i saj është ish- ambasadori shqiptar në Bullgari në vitet 2011-2014, si dhe në Pakistan në vitet 1995-1998.
XHULJETA KËRTUSHA
Ajo qe pritet te jete Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha-ish nënkryetare e Forumit Rinor të Durrësit. (D.D/Shuplaka)