23:45 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga stërvitja me Ramën te gjendja e sportistëve, flet presidenti i Federatës së Atletikës: Deri tani janë dhënë kuotat nga bashkitë dhe Komiteti Olimpik

18:10 | 17/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga stërvitja me Ramën te gjendja e sportistëve, flet presidenti i Federatës së Atletikës: Deri tani janë dhënë kuotat nga bashkitë dhe Komiteti Olimpik

Presidenti i Federatës së Atletikës Gjergji Ruli ka qenë në një lidhje skype me Fax neës, ku ka komentuar gjendjen e atleteve në këtë situatë pandemie.

Ruli tha se atletët më të mirë janë duke u stërvitur pavarësisht kushteve të karantinës, pasi duhet të jenë në formë, në rast se rinsin aktivitetet sportive. Ruli ishte duke sstërvitur së fundi Izmir Smalajn, për të cilin thotë që ndjen keqardhje që puna është lënë përgjysmë.

Presidenti i Atletikës, foli dhe për njohjen e tij me kryeministrin Edi Rama, me të cilin tha se ishte stërvitur për një vit, dhe ka qenë një nga sportistët me vullnetin më të fortë.

“Atletët më të mirë Luiza Gega, Izmir Smajli, janë duke u stervitur rregullisht. Gega është në Kenia së bashku me trajnerin e saj, Smajli është në malin e Qafshtamës, Nikolli është në Itali dhe po stërvitet atje, Franko Burra po stërvitet në Shkodër, ndërsa atletët e tjerë që nuk synojnë europianin, nuk e kam idenë, por besoj se janë duke u stërvitur në shtëpi.

Ndërprerja e parë për ne ishte kampionati botëror që do të mbahej në Kinë. Shtyrja e lojërave olimpike është një nga gjërat më të mira që u bë. Shtyrja nuk është bërë vetëm për dy atletët tanë, ne ishim përgatitur për medalje, por në radhë të parë duhet të mendojmë për shëndetin, pasi ai është mbi të gjitha.

Atletët marrin kuota nga bashkia, si dhe kanë një bursë nga Komiteti Olimpik, deri më tani nuk kemi pasur asnjë problem. Me Ramën kemi qenë shumë miq, jemi stërvitur bashkë për një vit, dhe ka qenë një nga sportistët me vullnetin më të madh”, u shpreh Ruli.

Presidenti i Federatës së Atletikës foli dhe për një pasion të panjohur më parë të tij, që është piktura, e cila i merr një kohë të mirë të ditëve të tij.

Duke iu referuar mbështetjes së munguar nga qeveria për sportin, Ruli tha se ai ishte koshient se mbi të gjitha qeveria duhet të kujdeset për njerëzit që jetojnë në çadra, dhe që kanë mungesa më bazike.

Po ashtu Ruli foli dhe për mungesën e një piste atletike në Stadiumin Arena Kombëtare, për të cilën tha se përfundimi i hoqi dhe kritikat që kishte pasur fillimisht. Sipas tij po mendohet që të ketë një pistë për atletët në stadiumin Dinamo.

“Pa atletikë nuk ka sport, edhe një futbollist në 90 minuta më shumë vrapon, pasi topin nuk e mban më shumë se një minutë”, u shpreh Ruli.

Në këto ditë Ruli së bashku me disa prej atletëve më të mirë, kanë dhënë ndihma për njerëzit në nevojë, pasi një nga mesazhet më të mira që mund të jepen në këto ditë, është ajo e solidaritetit.

Pas

Vijojnë studimet, 70 vaksina kundër koronavirusit po zhvillohen në gjithë globin

Para

Luhatje të vazhdueshme të numrit të viktimave në Itali, 575 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Para
Koronavirusi vijon të marrë mijëra jetë, shifra alarmante në SHBA e Francë

Luhatje të vazhdueshme të numrit të viktimave në Itali, 575 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.