Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Agron Begon, mësuesin e kantos të shkollës së Mesme Artistike ‘Jakov Xoxa’ pasi është nën hetim për ngacmim seksual të nxënëses së tij.
Rasti u bë publik pak ditë më parë ku video e komunikimit të papërshtatshmë të Begos me nxënësen e tij u transmetua në emisionin investigativ ‘Stop’.
Sot gjykata e rrethit Gjyqësor Fier e kryesuar nga Gjyqtare Igerta Hysi dhe Prokuror Ervisa Hyka vendosi në fund të shqyrtimit trupi gjykues masën e vlerësimit ‘arrest me burg’ për 63-vjeçarin Agron Bego profesor kantoje ne liceun artistik në Fier.