Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleksandër Zhapajn dhe autorin e plagosjes së tij me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës (31 gusht), Daniel Braçen.
Masa e sigurisë për Aleksandër Zhapaj, u dha në mungesë pasi dërgoi një shkresë ku deklaron se nuk është në gjendje shendetësore për t’u paraqitur në gjykatë.
Gjykata vendosi ” arrest shtepie ” edhe për Aldo Zhapaj dhe ” arrest me burg” për Emiglent Kararaj .
Kararaj, me akuzen “vrasje me dashje e mbetur ne tentative” dhe Aldo Zhapaj me akuzen “mbajtja pa leje e armeve te ftohta”.
Ndërsa është dhënë masa “arrest shtëpie” për vëllain e 21-vjeçarit, Gazmend Braçen.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 31 gushtit. Ekspertët që po hetojnë ngjarjen e rëndë të Fierit ku një sherr mes dy familjeve në Levan përfundoi me të shtëna me armë zjarri në Urgjencën e Spitalit, tregohen të rezervuar për ngjarjen.
Sherri në Fier ku u plagosën pesë persona, nisi mes dy familjeve në Levan, familjes Zhapaj dhe Braçe. Më pas konflikti vazhdoi edhe në ambientet e Urgjencës së Spitalit, ku një prej autorëve i mori armën efektivit të patrullës dhe qëlloi mbi një person.
(K.H/FAXWEB)