Një numër i madh nxënësish është transportuar për në Spitalin Rajonal të Fierit pasi kanë shfaqur shenja helmi ndërsa ngjarja ka ndodhur për herë të dytë në harkun e pak ditëve në Gjimnazin, “Janaq Kilica”.
Lidhur me ktë ngjarje të rëndë ka reaguar ish-deputeti demokrat, Luan Baçi, i cili shprehet se jeta e nxënësve është në rrezik dhe shton se është e pafalshme papërgjegjshmëria e kryebashkiakut të Fierit Armando Subashit dhe Drejtorisë Arsimore Fier.
Baçi ka bërë edhe një thirrje ndaj qytetarëve të Fierit të cilëve u ka kërkuar të marrin në duar fatin e fëmijëve të tyre.
Reagimi i plotë:
E pa falshme dhe pa imagjinushme, pa pergjegjshmeria e Kryetarit te Bashkise, e dhe e Drejtoris Arsimore ne Fier.
Perseri jeta e nxenesve te shkolla Janaq Kilica ne rrezik.
Helm ne gjithe ambjentet e shkolles, nxenes qe ikin me urgjence ne spital.
Shteti ka rene, do duhej tju beja thirrje, deputeteve te qarkut, Kryetarit te Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojne,
I bej thirrje qytetareve te Fierit prinderve te nxenesve, te rrezikuar nga pergjegjshmeria e te pa pergjegjshme qe te marrin ne dore fatet e femijve te tyre
Ne na kane ne krahe.
(F.GJ/FAXWEB.AL)