Shkodra është tronditur nga një atentat të ndodhur në zonën e Dobraçit, duke lënë pas dy të vrarë dhe dy të plagosur rëndë pasditen e sotme
Nga informacionet e para viktimë ka mbetur vëllai i Ibrahim Licit, dhe një grua kalimtare. Ndërsa janë plagosur rëndë Arlind Bushati, djali Xhemal Bushatit, ish-kandidati i PD për kryebashkiak dhe bashkëshorti i kalimtares që humbi jetën nga plumbat.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të ‘5 Heronjtë’ në zonën e Dobraçit.