Avokat Spartak Ngjela, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra në mbështetje të Reformës në Drejtësi dhe kundër klasës politike shqiptare, bllokuese të saj sipas tij, ka reaguar në Facebook duke sulmuar politikën e jashtme të kryeministrit Rama.
Ngjela shkruan se i gjendur nën izolimin gjithnjë e më të madh të Uashingtonit dhe Berlinit, kryeministri po e orienton politikën e jashtme drejt Turqisë për të shpëtuar pushtetin e vet.
Sipas Ngjelës, hetimi i FBI në Shqipëri ka faktuar shumën e gjithë 5 miliardë dollarëve të korrupsionit të zyrtarëve shqiptarë.
(E.L/Faxweb.al)