Presidenti serb Tomislav Nikoliç deklaron se do të ndjekë çdo këshillë të Trump-it, me kusht që ato të përputhen me dëshirat e Serbisë.
Në një intervistë për TV portugez, i pyetur për administratën e re të SHBA-së, Nikoliç shprehet: “Le të mendojnë në administratën e re dhe le të thonë se çfarë mendojnë për Kosovën. Nëse mendimi është në përputhje me dëshirën tonë ose nëse ndeshemi të paktën diku në ato dëshira, atëherë do ta pranoj çdo këshillë të SHBA”.
Më pas, presidenti serb shton se pritshëritë e tij për presidentin e ri amerikan janë shumë të larta, pasi ai pret që Trump, të ndalë luftërat dhe konfliktet verbale. Madje ai ka bërë edhe një krahasim midis administratës së re dhe asaj të Obamës.
“E di se nuk do të jetë aq keq siç ka qenë e keqe administrata e shkuar. Edhe po ta bëjë më së keqi atë që e flet, administrata e Donad Trumpit, ajo kurrë nuk do të jetë më e keqe se ajo që do ta bënte Hillary Clinton”, shprehet Nikoliç.
Ndër të tjera Nikoliç shton se Amerika nuk mundet t’u thotë serbëve e shqiptarëve: “Bëjuni të mirë dhe bisedoni si ka hije nëse i vë sanksione Rusisë”, pasi sipas tij Amerika nuk mund të jetë arbitri kryesor i shteteve të tjera. (D.D/Shuplaka)