Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët në mediat sociale ka njoftuar se do të lejohet lëvizja e automjeteve për personat të cilët janë të lejuar që të punojnë në këtë periudhë.
Por me lehtësimin e kësaj mase, janë rritur edhe masat ndëshkimore, kështu që kush mban një person tjetër në automjet do ti hiqet patenta dhe dhe do ti konfiskohet mjeti për disa vite, po ashtu dhe do të përfundojë në burg.
Po ashtu Rama bëri me dije se do të lejohet bërja e pazarit me makinë private, ndërkohë që shtoi se do të zgjatet periudha e bërjes së pazarit në 90 minuta.
“Marrjen e automjeve nga familja apo edhe nga persona të tjerë do të ndëshkohet me disa vite, kjo është për t’u caktuar të heqjes së patentës me sekuestrimit të po aq viteve të makinës dhe heqje lirie.
2.Marrjen në makinë të një pensionisti do ndëshkohet gjithashtu.
3.Do hapin orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do ë bëjmë 90 minuta dhe kryerja me automjet e privatit e pararit do të jetë e mundur, por me ndëshkime të mëdha.
4. Hapja e aktivitetit të ndaluar do dënohet me burg, heqje patente, sekuestrim të makinës dhe sekuestrimin e gjithçkaje që ka aty brenda.”- tha Rama.
(M.Q/Faxweb.al)