Burime të Fax News nga Kapiteneria dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durres, informojnë që trageti nga Vlora është nisur bosh drejt brigjeve italiane pasi nuk është ankoruar dot në Portin e Vlores.
Sot në orën 15:00 është nisur nga Vlora në Brindisi, informon kreu i drejtorisë detare Ndreu.
Bëhet me dije se për tragetet e Durrësit, që pritet të nisen rreth orës 22:00 tendenca e erës është në rënie, dhe mund të nisen në oraret e parashikuara.
Trageti Red Star, që ka ardhur në mëngjes, pas qendrimit në radë ska mundur të ankorohet për të bërë mbarkimin dhe është nisur në orën 15:00 drejt Brindisit bosh, si pasojë e erës së fortë.
(E.L/Faxweb)