Pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë deputetin Edi Palokën, njëherazi edhe nënkryetarin e Parlamentit, ka reaguar me një deklaratë zyrtare edhe Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit.
“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.
Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.”– informon Garda.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2019/02/shiringa.jpg)
(M.Q/Faxweb.al)