12:57 | 24/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nisja e Censit, ish-drejtoresha e INSTAT: Përgjigja ndaj pyetësorit është detyrim qytetar, ta ndiejmë si përgjegjësi

18:23 | 18/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nisja e Censit, ish-drejtoresha e INSTAT: Përgjigja ndaj pyetësorit është detyrim qytetar, ta ndiejmë si përgjegjësi

Këtë të hënë nisi procesi i Censit, regjistrimit të popullësisë nga INSTAT. Në të gjithë vendin janë angazhuar shumë anketues që do trokasin në çdo derë shtëpie në Shqipëri. Pyetësori i INSTAT ka rreth 100 pyetje dhe përgjigja ëshëtë me detyrim për çdo qytetar.

Për të folur për këtë proces ishte e ftuar në Fax News më gazetaren Rovena Neziri, ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja.

Në një lidhje Skype, Nurja foli mbi rëndësinë që ka përgjigja e çdo qytetari.

Kjo është një procedurë e zakonshme që ndodh 1 herë në disa vite. Metodologjia, gjithashtu është e njëjtë.

Ines Nurja: “Është procedurë e zakonshme që të dhënat mblidhen duke shkuar te familjet shqiptare dhe duke pyetur për banesën sa pjesëtarë ka sa zptërime, për punësim për arsim. Është proces standard që kryhet. Metodologjia është e njëjtë”, tha Nurja.

Ish-drejtoresha u ndal edhe te penalitetet që parashikohen në rast mos-përgjigje apo përgjigje të gënjeshtërt. Sipas saj, penalitete ka pasur gjithmonë në lidhje me mosdeklarimin, por nuk është e mundur verfikimi i përgjigjes nëse është e vërtetë apo e gënjeshtërt.

Ines Nurja: “Gjithmonë ka patur penalitet në mometin kur nuk përgjigje.Kur gënjen nuk mund të ketë penalitet. Është një pyetsor me vetëdeklarim, çdo person deklaron të dhënat e veta. Dhe sigurisht që ato të dhëna nuk mund të verifikohen. Penalizimi qëndron vetëm në procesin e mospërgjigjes, kur ti refuzon t’i përgjigjesh pyetsësorit. Para 2 vitesh ka qenë një penalitet deri në 300 mijë lekë të vjetra, këtë vit është rritur ka shkuar deri në 500 mijë lekë. Është e njëjta procedurë sa herë bëhet CENSI”, shtoi Nurja.

Së fundmi, Nurja u ndal edhe te qasja që duhet të ketë çdo qytetar ndaj këtij pyetësori. Ajo u shpreh se përgjigja është detyrim qytetar dhe kjo jo për shkak të penaliteteve, por është përgjegjësi për këdo. Është e nevojshme të dihet me saktësi se sa qytetarë banojnë në Shqipëri dhe cilat janë problemet demografike.

Ines Nurja: “Është detyrim nuk është thjesht një dëshirë. Çdokush duhet të përgjigjet me vërtetësi. Të paktën duhet të përgjigjet sepse kemi nevojë të marrim vesh se sa jemi në Shqipëri, sa janë të punësuar, si është çështja demografike. Të gjithë duhet ta ndjejnë si përgjegjësi jo nga penaliteti që rëndon, por sepse është një detyrim qytetar për ta kryer sepse është e vetmja mundësi për të deklaruar se çfarë kemi ne në familjet tona. Bëhet në çdo vend të botës dhe të gjithë i përgjigjen, disa përgjigjen online disa përdorin tableta. Por secili nga duhet të përgjigjet pasi është detyrim nuk është thjesht një dëshirë, dua unë të përgjigjen, s’dua unë të përgjigjem. Të gjithë duhet të hapim dyert dhe t’i përgjigjemi pyetjeve të INSTAT”, përfundoi Nurja.

Pas

Meta me Kryesinë e PL-së: Lajm pozitiv mega-operacioni policor, por tërhoqi vëmendjen nga arrestimi i ish-këshilltarit të Xhaçkës

Para

Keqtrajtoi qenin në qendër të Lushnjes, arrestohet 53-vjeçari

Para
E rëndë në Lushnjë, 42-vjeçari plagos me thikë vëllain e tij

Keqtrajtoi qenin në qendër të Lushnjes, arrestohet 53-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Sulmet në veri të Kosovës, reagon dhe Rama: Këmbana më e madhe e alarmit deri më sot

Me uniformë dhe autoblinda, Kurti nxjerr fotot e personave të armatosur në Zveçan

Sulmet në veri, Kurti në konferencë: Janë rreth 30 persona të armatosur, profesionistë ushtarakë

Përdorimi i lëndëve piroteknike dhe aktet e dhunës në stadiume, Balla takim me presidentin e FSHF-së dhe drejtorin e policisë

“Sulm terrorist në Liposaviq”, Berisha reagon për vrasjen e policit në veri të Kosovës: Akt i frymëzuar nga ultranacionalistët në Beograd

Zgjedhjet në Kukës, voton Emri Vata: Sot ditë e shënuar për të ardhmen e Kukësit

Vrasja e policit në Leposaviq, reagon dhe ambasadori i SHBA, Hovenier:Po monitorojmë situatën dhe dënojmë këto akte dhune kundër autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës

9 zjarrvënie të qëllimshme dje në Fier, arrestohen 5 persona

Ndezën zjarr në Panaja dhe Mifol, arrestohet një shtetas dhe procedohet një tjetër

Mbyll siparin Edicioni XXI i “Tirana International Film Festival”, Veliaj: Është një tempull i kulturës, tanimë traditë e Tiranës

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.