Për të folur në lidhje me ndryshimet ne kabinetin e qeverisë Rama, sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili.
Ky i fundit i konsideroi si furtunë në gotë këto ndryshime teksa tha se qeveria e kryeministrit Rama është e zhytur në korrupsion. Për gazetarin Albi Rakip, Vasili shtoi se Rama promovon në qeveri hajdutë, të cilët pasi i përdor, i shet para drejtësisë.
Vasili: Nuk e meritojnë vëmendjen time, një furtunë në gotë, janë fishekzjarre. Është nje qeveri që simbolizon grabitje, korrupsion. Janë ndryshime që prodhojnë keqqeverisjen, prodhojnë lajme një ri më i zi se tjetri.
Ne nuk kemi qeveri, kemi një kryesekser dhe disa nënpunësa. Ky promovon hajdutet e radhës dhe pastaj ti shes, ata e dinë që do përdoren nga Edi Rama. Është një qeveri e konsumuar, shkatërruar.
Perse Edi Rama emeron në vazhdimësi vetëm hajdutë? Nuk ka punë me SPAK që ta bëj sikur e inkurajon. Drejtësia është pushtet i pavarur. Rama ka detyrën politike që të qeveris duke respektuar ligjin. SPAK është shumë mbrapa. Duhet të kritikohet. I pari atje duhet të jetë Edi Rama basghkë me Veliaj. Qeveria e tij është një qeveri hajdutësh dhe të inkrimunaur deri në fyt.