04:39 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Një i panjohur ndëshkon Bayern, Dortmund fiton me rekord

18:47 | 24/11/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një i panjohur ndëshkon Bayern, Dortmund fiton me rekord

Një tjetër hap fals i Bayern Munich në kampionat. Të besuarit e Niko Kovac janë ndalur nga Dusseldorf në barazimin 3-3 të arritur në sekondat e fundit të takimit. Vendasit kishin dy herë një avantazh të dyfishtë, por nuk kanë arritur ta menaxhonin mirë duke humbur edhe dy pikë të tjera ndaj Dortmund në renditje që fitoi ndeshjen ndaj Mainz.

Ishin miqtë ata që rrezikuan të parët në fillim të takimit me anë të Lukebakio, por goditja e tij ndalet nga pritja e bukur e Manuel Neuer. Bavarezët marrin lojën në dorë dhe në minutën e 17’ vjen goli i avantazhit me anë të Niklas Sule. Pas një rrëmuje në zonë, mbrojtësi vendas përfiton duke dërguar topin në rrjetë. Vetëm tre minuta më pas është Thomas Muller ai që dyfishon rezultatin. Një pasim i mrekullueshëm i Jerome Boateng mundësoi Muller të dalë vetëm për vetëm me portierin dhe të shënojë. Dusseldorf tregon se nuk ka mbaruar duke ngushtuar diferencën në minutën e 44’ të takimit.

Boateng këtë herë gabon në mbrojtje duke i dhënë mundësi Lukebakio-s të shënojë në portën e Neuer. Bayern kërkon të vulosë fitoren pas pushimit dhe goli i Thomas Muller në minutën e 58’ bën pikërisht këtë. Pas një kombinimi të bukur me Lewandowski, Muller godet bukur me të majtën duke shënuar golin e dytë personal. Por Dusseldorf është një “kockë e fortë” dhe arrin të ngushtojë përsëri diferencën në minutën e 77’ pas një kundërsulmi ku ai u gjend vetëm për vetëm me Neuer duke mos gabuar. Dhe në minutën e tretë shtesë ka ardhur goli i barazimit! Lukebakio i ka dhënë një pikë ekipit të tij duke kompletuar tripletën që do ta mbajë mend gjithë jetën e tij.

Ndërkohë kryesuesit e Bundesliga-s Borussia Dortmund kanë fituar me shumë vështirësi jashtë fushe ndaj Mainz me rezultatin final 2-1. Ishte një sfidë problematike për miqtë ndaj një kundërshtari solid që nuk i fali asnjë centimetër. Goli i avantazhit për BVB erdhi në minutën e 67’ falë Paco Alcacer, pro vetëm tre minuta më pas vendasit barazojnë me Quaison. Duhej ndihma e veteranit të mbrojtjes Piszczek në minutën e 76’ që miqtë të dilnin nga fusha me tre pikë që i mundësojnë ruajtjen e avantazhit ndaj rivalëve në renditje. Dortmund tani ka 30 pikë, plot 7 më tepër se Bayern Munich. Për të parën herë në historinë e Bundesliga-s janë 15 golashënues të ndryshëm pas 12 javëve të para të sezonit, një arritje e madhe e Dortmund./Telesport

Etiketa: bayerndortmund
Pas

Shpërndahen banorët e Astirit/ Pas Kuvendit, ja ku do ta zhvendosin protestën nesër

Para

“Mbijetesa jonë më e rëndësishme”, francezët vënë me ‘shpatulla pas muri’ qeverinë. Ja pse mbajnë veshur jelekët (FOTO-VIDEO)

Para
“Mbijetesa jonë më e rëndësishme”, francezët vënë me ‘shpatulla pas muri’ qeverinë. Ja pse mbajnë veshur jelekët (FOTO-VIDEO)

“Mbijetesa jonë më e rëndësishme”, francezët vënë me 'shpatulla pas muri' qeverinë. Ja pse mbajnë veshur jelekët (FOTO-VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 10% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 82 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

PS kryeson në Gjirokastër pas numërimit të 61 kutive nga 198

PS kryeson në Durrës me mbi 1200 vota ndaj PD, nga 20 kuti të numëruara

Numërohen 46 kuti në Vlorë, PS kryeson me 5286 vota

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

Berat/Pas numërimit të 35 nga 275 kuti, PS kryeson me rreth 2000 vota më shumë se PD

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.