15:38 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Një ish-futbollist shqiptar dënohet në Austri për trukime

18:29 | 03/11/2016
në Sport, Te Fundit
0

Dy vite më parë në Austri shpërtheu një skandal manipulimi ndeshjesh në elitën e futbollit të këtij vendi, ku organizatorët kishin qenë disa shtetas shqiptarë. Me sa duket, pjesë e këtij grupi të strukturuar kanë qenë edhe ish-futbollistë shqiptarë.

Një prej tyre, i paidentifikuar me emër nga mediat austriake dhe gjykata e Klagenfurtit, është dënuar sot me 10 muaj burg me kusht si dhe 1200 euro gjobë për rolin e tij në këtë çështje që tronditi në themel futbollin austriak dhe solli për herë të parë dënimin me burg të dy futbollistëve profesionistë, Sanjel Kuliç dhe Dominik Taboga.

kleine-zeitung-470x139

Personi në fjalë, i identifikuar në letrat e gjykatës vetëm si shtetas i datëlindjes 1970 dhe ish-futbollist me banim në Gjermani, ka qenë pjesëmarrës i manipulimit të tre ndeshjeve në vitet 2010-2011. Dy prej këtyre ndeshje u luajtën në tetor 2010, ndërsa një tjetër në dhjetor 2011. Sipas dëshmive në gjyqin që u zhvillua sot në Klagenfurt, personi në fjalë kishte shërbyer si përkthyes mes një personi të mafies së basteve shqiptare dhe një futbollisti.

Një herë tjetër, para një ndeshje, ai i dorëzoi një valixhe me para gruas të një ndërmjetësi shqiptar. Ai deklaroi se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me këto para. Në seancën gjyqësore ai kërkoi falje për atë që kishte bërë dhe pranoi se ishte turpëruese që ishte përfshirë në një çështje të tillë.

Gjatë të gjithë dëshmisë, ish-futbollisti shqiptar deklaroi se nuk kishte shkelur asnjëherë më parë ligjin dhe nuk kishte përfituar asgjë nga veprimet e tij. Ai kishte shpresuar se duke u bërë pjesë e këtij sistemi, do të gjente punë si trajner apo menaxher në Austri. Ish-futbollisti profesionist, baba i dy fëmijëve, deklaroi se aktualisht jetonte me asistencë shtetërore në Gjermani.

Gjykatësi nuk ka dhënë ende vendimin përfundimtar rreth dënimit me 10 muaj burg me kusht dhe gjobës prej 1200 eurosh, por ai pritet të zbardhet në ditët në vijim./Panorama

 

 

Pas

Ja çfarë do të ndodhë me llogarinë në Twitter të presidentit Obama pasi të përfundojë mandatin e tij

Para

Grekët viktimizohen: Shqipëria na preu në besë pasi i dhamë statusin

Para

Grekët viktimizohen: Shqipëria na preu në besë pasi i dhamë statusin

 



Të Fundit

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

Aksident i rëndë në Gramsh: Humb jetën 32-vjeçari, dyshohet për tjetër viktimë

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, 5 grupe të OSBE-ODIHR ‘mësyjnë’ në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.