Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur 15 anëtarët e rinj të kryesisë së PD-së.
Mes 15 emrave të kryesisë më i votuari ka rezultuar Tomor Alizoti, me 178 vota. Kujtojmë seTomor Alizoti, i cili vjen nga një familje ish-të përndjekurve politikë, ka qenë dhe një nga zërat kritikë të PD-së dhe liderit të saj Lulzim Basha.
Pas Alizotit numrin më të madh të votave e ka marrë Jorida Tabaku, e cila ka fituar 158 vota. Ndërkohë që i treti në listë është renditur Flamur Noka.
Sipas rezultateve të dala nga numërimi në numër të barabartë votash kanë dalë Ervin Salianji, Luciano Boci, Roland Bejko dhe Gert Bogdani. Por, sipas statutit të Partise Demokratike, 30 % e forumeve duhet të jenë femra dhe për këtë shkak emrat e mësipërm janë zëvendësuar nga Grida Duma, Dhurata Çupi, Izmira Ulqinaku dhe Orjola Pampuri.
“Bazuar në nenin 9 pika 5 e statutit që detyron zgjedhjen në këtë përbërje të kryesisë me 15 anëtarë, në mënyrë të detyruar, 30% e këtij numri duhet të jenë femra.
Kemi qenë të detyruar nga pikpamja statutore nga renditja e numrit të votave të marra të largohen nga kjo renditje Ervin Salianji, Aldo Bumçi, Roland Bejko, Gerti Bogdani dhe Luciano Boçi që kanë rezultuar me vota të barabarta.
Kjo zhvendosje e këtyre emrave, futen 4 femra që bazuar në numrin e votave që kishin nuk kanë hyrë në 15 me këtë renditje, përjashto Jorida Tabakun, e cila ka hyre automatikisht në numrin e votave që kishte. Kështu janë futur dhe 4 femra të tjera: Dhurata Çupi, Grida Duma, Orjola Pampuri dhe Izmira Ulqinaku.”– u shpreh Gjana.
“Ky ndryshim është bërë në zbatim të statusit”, tha Gjana.
“Natyrisht procesi ka qenë i hapur, të dhënat e dokumentuara janë të dhëna të klasifikuara që janë dorëzuar në arkivën e partisë me përfundimin e procesit. Janë të firmosura dhe të vulosura nga anëtarët e komisionit dhe në çdo rast ankimimi nga kushdo, gjykata e partisë ka të drejtën statutore të hapë dhe të bëjë rinumërim për cilindo që kërkon”, përfundoi kryetari i komisionit zgjedhor në PD.
Në bazë të rezultateve 15 fituesit në rend alfabetik janë:
Dhurata Çupi
Endri Hasa
Enkelejd Alibeaj
Enno Bozdo
Fatbardh Kadilli
Flamur Noka
Florian Mima
Grida Duma
Izmira Ulqinaku
Jamarbër Malltezi
Jorida Tabaku
Grida Duma
Kreshnik Çollaku
Oerd Bylykbashi
Orjola Pampuri
Tomor Alizoti
(M.Q/Faxweb.al)