11:45 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Një prokuror që zgjidhet vetëm nga maxhoranca e zhytur nën hije e dritë skandalesh nuk bind askënd

12:42 | 18/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do ta votonin ata këtë ligj po ta dinin se nuk do ishin nesër në pushtet?

Nga Sonila Meço 

Një prokuror i përgjithshëm i përkohshëm, që zgjidhet vetëm nga maxhoranca e zhytur nën hije e dritë skandalesh nuk bind askënd.

Një prokuror që zgjidhet vetëm me votat e opozitës, me kusuret e së shkuarës e frikën e së ardhmes nuk bind askënd.

Një prokuror që zgjidhet me konsensus nga kuvendi i dalë prej kohërave të kanabisit e nga një klasë politike nën hetim e dyshim nuk bind askënd.

Sepse deputetët, ata që sot kundërshtojnë një zgjedhje antikushtetuese e dinin që në krye se miratimi i kësaj reforme, me këto kushte do kërkonte analizën e çdo hapi të së ardhmes për të mos u gjendur sot përballë faktit të kryer. Një Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme në shkelje të Kushtetutës, zgjedhur vetëm me votat e maxhorancës.

Sepse një reformë për të cilën u shpenzuan burime njerëzore e financiare nga Brukseli dhe Washington-i do mbrohej deri në fund prej tyre për t’i dhënë udhë një drejtësie të re. Edhe me riskun e hartimit, miratimit e kontrrollit nga e njëjta klasë politike e cila do duhej të përgjigjej me urgjencë para saj. Aq sa nën bekimin e misioneve të tyre u miratuan dispozita antikushtetuese.

Iu dha benefiti i dyshimit më shumë se një herë kësaj maxhorance të sotme, nga vetë opozita e sotme. U mbajt në pushtet deri në zgjedhje, iu dha marrëveshje për të shkuar në zgjedhje të organizuara prej saj.

Ndaj nëse ka një mënyrë për të fituar besim është djegia e çdo mandati që mban në këmbë një kuvend që bart fajet e kusuret e të gjithëve, maxhorancë e opozitë bashkë.

 

Etiketa: analizaopinionsonila meco
Pas

Rama i tensionuar mes Kuvendit, ju ulëret çunave të gardës, çfarë e shqetëson gjatë votimit (VIDEO E MOMENTIT)

Para

S’u pa në kamera, deputeti i PS-së shtyn Kejdi Mehmetajn (FOTO)

Para
S’u pa në kamera, deputeti i PS-së shtyn Kejdi Mehmetajn (FOTO)

S’u pa në kamera, deputeti i PS-së shtyn Kejdi Mehmetajn (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule paraqitet në SPAK

Dy të shumëkërkuar ekstradohen nga Dubai në Shqipëri, pjesë e grupeve kriminale

Konflikt i armatosur mes bandave të drogës në Ekuador, 8 të vrarë

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

U denoncua i zhdukur, gjendet i pajetë buzë Shkumbinit 6-vjeçari

Bisedimet SHBA-Rusi zhvendosen në Moskë, shkak tensionet në Ukrainë

Detaje nga të shtënat me armë në “Ali Dem”/ Plagoset një 26-vjeçar, shpallen në kërkim 4 persona

Shkelje të hapësirës ajrore, Finlanda thërret diplomatin rus

Izrael/ Opozita kërkon zgjedhje të reja, projektligji për shpërndarjen e parlamentit në votim paraprak

Policia austriake në kërkim të përgjigjeve pas sulmit vdekjeprurës në shkollë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.