03:09 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Një shef dorëlëshuar si ”Lali Eri”: Shpërblime për të gjithë punonjësit e Bashkisë

12:52 | 13/12/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Uau! Kur e ka dhënë Erion Veliaj puthjen e parë? Kryebashkiaku: Duhet çik guxim psikopati  (VIDEO)

Të gjithë punonjësit e bashkisë së Tiranës do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetari i bashkisë Erion Veliaj, në 5-vjetorin e themelimit të ERA(Emergency Response Albania).

“Edhe këtë fundvit do të japim një shpërblim për të gjithë punonjësit tanë të Bashkisë së Tiranës, sidomos ata të emergjencave, jo se paratë bëjnë diferencën, por për të treguar se për ne sakrifica njerëzore është po aq e dobishme, në mos më e dobishme se sa infrastruktura”, deklaroi Veliaj.

Një muaj më parë, të gjithë punonjësit e sektorit të mbështetjes e logjistikës në Drejtorinë e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, njohur ndryshe edhe si shërbimi zjarrfikës, përfituan rritje page dhe shpërblim për mirëmenaxhimin e situatës së zjarreve gjatë verës.

Ndërkaq, Tirana do të ketë një sallë të re operative të shërbimit të emergjencave dhe një autoambulancë me pajisje të teknologjisë së fundit, në mbështetje të sistemit dhe shërbimit të urgjencës mjekësore.

Kryebashkiaku Veliaj falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për përmirësimin e shërbimit dhe vlerësoi kontributin e punonjësve të zjarrfikësve dhe të punonjësve të emergjencave. “Më vjen mirë që Fondacioni Zviceran për Inovacionin ka qenë një bekim për ne, për qytetin tonë dhe komunitetin”, tha ai, duke i cilësuar punonjësit e shërbimit zjarrfikës dhe të urgjencave si heronjtë e heshtur të qytetit.

“Respekt për ata që shërbejnë, një pakicë e shoqërisë që del nga rehatia e vet për të sakrifikuar për të tjerët. Unë besoj që kemi nevojë për këtë kulturë në kombin tonë. Është shtuar respekti për uniformën e policisë, për punën e zjarrfikësit, për bluzën e bardhë të mjekut, por ende nuk jemi aty ku duhet. Shpeshherë lejojmë që raste individuale, të veçuara, të karakterizojnë një trup të tërë njerëzish të përkushtuar. Mbaj mend episodin e fundit kur ra zjarr në Bibliotekën Kombëtare, unë kisha parë njerëz që të sakrifikonin për njerëz të tjerë, por që njerëz që të sakrifikonin për libra ishte e paprecedentë. Aty kuptojmë në fakt që Shqipëria është e mbushur me heronjtë e heshtur”, tha Veliaj, teksa shtoi se sensi i detyrës dhe i trajtimit të uniformës me respekt e dinjitet, pavarësisht kush është në pushtet, meriton të vlerësohet.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: Erion Veliajlali EriVeliaj
Pas

Blushi shpërthen në akuza ndaj ambasadorëve: Votat i numërojnë hipotekarët dhe telendarët

Para

“Do ju q* rracën”, dhunoi dhe fyeu gazetarët, Spitali i Korçës çudit me atë që thotë për Shefin e Urgjencës

Para
“Do ju q* rracën”, dhunoi dhe fyeu gazetarët, Spitali i Korçës çudit me atë që thotë për Shefin e Urgjencës

"Do ju q* rracën'', dhunoi dhe fyeu gazetarët, Spitali i Korçës çudit me atë që thotë për Shefin e Urgjencës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.