Një vit pas marrëveshjes së 17 Majit, çpo ndodh sot me PD-në, PS-në dhe LSI-në. A gaboi Lulzim Basha kur u fut për të bërë marrëveshje me Edi Ramën? Kjo ka qenë tema e diskutimit të sotëm në studion e lajmeve në ‘’Fax News”.
Të ftuarit Bledian Koka dhe Ergys Mërtiri kanë pasur qëndime të ndryshme lidhur me qëllimin e Lulzim Bashës se pse u fut në marrëveshje me Ramën.
Për Mërtirin qëllimi i Bashës ishte garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndërsa Koka thotë se Basha doli nga marrëveshja si një pazarxhi i pacipë.
‘’Marrëveshja ka qenë në kushtet e padijenisë së çfarë do të ndodhte me zgjedhjet. Në gjykimin tim përfshirja e PS-së në blerjen e votave ka ndryshuar komplet në atë që ka ndodhur më vonë. Fillimisht opozita hyri me idenë, që askush nuk mund ti merrte dot 70 +1 mandate. Marrëveshja krijoi një lojë që secili të hynte në garë vetëm, dhe situata të vendosej pas zgjedhjeve. 74 mandatet përmbysën gjithçka”, u shpreh Mërtiri.
‘’Marrëveshja e 17 majit është një produkt që erdhi pas një aksioni të gjatë opozitar. Në çadër demokratët kanë qëndruar me orë të tëra. Ajo që prodhoi çadra ishte tregues real i vendosjes në diskutim të qeverisë Rama që në mandatin e saj të parë. Ajo që prodhoi 17-18 maji është një gabim total i Lulzim Bashës.
Ai shkoi në marrëveshje si politikani që arriti ti ulte kokën Edi Ramës, dhe doli prej andej me këpucët e një pazarxhiu të rëndomtë. U fut për të marrë kontrollin e zgjedhjeve, dhe kjo nuk ndodhi. U fut për të kontrolluar zgjedhjet dhe mori kreun e OSHEE-së, që nënkupton marrjen e parave dhe të tenderave. Unë këtu nuk i vë shumë faj Edi Ramës, pasi ai pushtetin e tij e ka krijuar duke vjedhur votat dhe duke u lidhur me të fortët. Ajo që ndodhi mëe pas ësdhtë një alibi e shëmtuar dhe e pacipë e Lulzim Bashës”, u shpreh Koka.
(E.K/FAXWEB.AL)