Në orët e para të mëngjesit të sotëm një zjarr i madh ka përfshirë tregun “Camden Lock”, në veri të Londrës.
Për shuarjen e flakëve janë përfshirë mbi 60 forca zjarrfikëse. Deri më tani raportohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Gjithashtu forcat zjarrfikëse shprehen se zjarri është nën kontroll dhe nuk ka viktima, por për siguri të banorëve, apartamentet në afërsi të vatrës së zjarrit janë evakuuar.
Tregu “Camden Lock” përbëhet nga më shumë se 1,000 dyqane e salla dhe tërheq me mijëra turistë çdo javë. Sipas “Daily Mail” është hera e dytë që “Camden Lock Market” përfshihet nga flakët, pasi edhe në vitin 2008 një zjarr i madh që përfshiu tregun. (J.V/Shuplaka)