Nga Edlira Çepani
Sot nuk kam fjalë nga trishtimi…të pafajshmit vazhdojnë vriten si dele e të fajshmit vazhdojnë të mos dënohen dhe ky vazhdon si rreth vicioz ndërkohë që ata që duhet të bëjnë diçka krekosen me idiotësira! Çfarë po bëni more plehra? Po therreni në qeverira e në parlamentra si gjela për thelat tuaja, ndërkohë që njerëzit po shkallojnë nga trutë se vetëm dhunë u përçoni, që nga daljet tuaja në media e deri në mënyrën shtazarake që trajtoni njerëzit që kanë nevojë për shtetin!
Çfarë keni bërë 25 vjet për gratë e vajzat që po therren si dele? Konferenca keni bërë? Pse s’ka me shumë strehëza ku të fusin kokën e të mos rrinë me shtazat që kanë për burra? Pse s’i ndihmon njeri familjet në varfëri të tejskajshme? Pse nuk kujdeset njeri për shëndetin fizik e mendor që mos na vrasin fëmijët? Na keni bërë si kafaz luanesh që hanë kokën me njëri- tjetrin ndërkohë që ju na pini gjakun! Turp t’i vijë çdokujt që ka patur apo ka në dorë diçka e nuk e bën për të përmirësuar jetët e njerëzve! Turp dhe atyre komshijve dhe komuniteteve që i dinë shtazët që kanë afër, por nuk flasin se “ç’u duhet atyre”!
Ca i vrasin si dele, ca të tjerëve po na shkatërrojnë jetën çdo ditë me pisllëqe të vogla! Çfarë doni më shumë? Dhe mos ju shkojë kurrë ndërmend që ju nuk keni faj! Ju e keni të gjithë fajin, ju vendimmarrësit e lartë që s’e lëvizët njëherë prapanicën tuaj të ngrini të paktën ndihmën nga 4000 lekë në muaj për 20 vjet ose të paktën të mos ua hiqni arbitrarisht atyre që e kanë! Njerëzit i çmendët! Gjakun po ua pini deri në limit! Çfarë doni më shumë???!!!