Gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës u mbajt një seancë e jashtëzakonshme për abuzimin e bërë nga ana e mësuesit dhe më pas policit me një 16-vjeçare në Drenas.
Edhe pse krerët më të lartë të shtetit kanë shprehur keqardhjen e tyre, për deputeten e PDK-së Xhevahira Izmaku rasti nuk duhej të bëhej kaq mediatik, pasi sipas saj familja e vajzës është bërë me nam.
Deputetja shton më tej duke thënë se dhe në vende të tjera të botës ndodhin ngjarje të tilla të rënda, që madje mbahen edhe të fshehta, deklaratë kjo që të ngjason me atë të ministres për Parlamentin në Shqipëri Elisa Spiropali. (LEXO KËTU)
Kjo e fundit tha se me raste përdhunimesh si ai i Kavajës bëhen dhe filma, mirëpo dy ditë më pas duket se mori rolin e regjisores, kur shkoi dhe nxorri me zë dhe me figurë prindërit e vajzës minorene, duke shkelur çdo etikë morale, dhe që do të mbronte sadopak vajzën. (LEXO KËTU)
Nëse kthehemi në Kosovë, deputetja e PDK-së deklaronte si më poshtë në Kuvend.
Ndjej keqardhje si nënë, si grua, si qytetare e vendit për vajzën. Ndihem edhe ma keq që ka ndodhë nga njerëz që është dashur ta mbrojnë. Ndihem keq se na dimë me i keqperdorë, pastaj me i lonë nam atyre familjeve.
Krejt bota e mur vesh. Fjala sill e bjeri vetit. Sa informata edhe ma të rënda ndodhin në shtetet tjera, shkojnë i mbulojnë, na sot kur e shoh tash në portale… edhe gazetat franceze që kanë skandale 100 herë ma të mdhaja, tash e marrin shembull Kosovën.
Kemi të bëjmë me një rast jo me një fenomen. Përderisa po ndodhë kjo tronditje do të thotë se ne nuk jemi të mësuar me këto.
(E.K/FAXWEB.AL)