Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pasi Bashkësia Islame e Kosovës ka lëshuar njoftim zyrtar për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit.
Ai ka deklarur se Lavdrim Mahaxheri po trajtohet si “rahmetli” nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kelmendi thotë se ajo çfarë ka bërë BIK është e pafalshme dhe e turpshme. Ai thotë se dorëheqjet nuk mjaftojnë sepse ose organet e drejtësisë ose BIK kanë të drejtë.
Vdekjen e terroristit kosovar, Lavdrim Muhaxheri, e ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), duke bërë një njoftim zyrtar në xhaminë qendrore të Kaçanikut.
“Ne e kemi bërë njoftimin si BIK që ka vdekur Lavdrim Muhaxheri. Kjo ishte kërkesë e familjes së tij dhe jo që ne kemi ndonjë informacion tjetër. Ky njoftim ishte më shumë që të njoftohen qytetarët se e pamja vazhdon për të në pesë ditët e ardhshme”, ka thënë për Express Florim Neziraj, kryetar i BIK-ut në Kaçanik.
REAGIMI I KELMENDIT:
Kosova, vend i absurdit.
I kërkuari për terrorizëm nga Interpoli, si dhe nga gjyqësia kosovare, Lavdrim Muhaxheri, trajtohet si një “rahmetli” i zakonshëm nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila lëshon njoftim zyrtar për vdekjen e tij!
Dorëheqjet nuk mjaftojnë – ose nga BIK, ose nga organet e drejtësisë në Kosovë.
S’munden të dyja palët të kenë të drejtë, ose ta kenë gabim.
E pafalshme, e turpshme!
(B.H/Shuplaka)