Një gomone është bllokuar në grykëderdhjen e Shkumbinit. Sinjalizimi ka ardhur nga vetë posedues i saj.
Sipas policisë, njoftimi ka ardhur në numrin 129 nga shtetasi me iniciale F. J., i cili ka kërkuar ndihmë pasi mjeti lundrues i kishte ngecur afër Spillesë. Blutë e Vlorës kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe kanë bërë ndalimin e të riut si dhe kanë sekuestruar mjetin lundrues me dy motorë.
Dyshimet e policisë janë se i riu është i përfshirë në një trafik narkotikësh por në mjetin lundrues nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.